Johnson: Agresioni i Putin-it me Ukrainën – si i Millosheviç-it me Kosovën

‘Unë mendoj se një nga gjërat më magjepsëse që Putin po bën është afërsia e analogjive midis veprimeve të tij dhe atyre të Slobodan Millosheviç-it’. Kështu ka deklaruar, kryeministri britanik, Boris Johnson ku ka theksuar se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të përballet me akuza për krime lufte për pushtimin e Ukrainës.


“Pikërisht të njëjtat marrëzi që po tregtohen për bashkimin mistik mes Kosovës dhe Beogradit, mes Kievit dhe Moskës. Saktësisht i njëjti agresion. Dhe mos harroni se Sllobodan Millosheviç-i vdiq në gjyq”.
Ndër të tjera, Johnson u tha deputetëve se “kushdo që dërgon një rus në betejë për të vrarë ukrainasit e pafajshëm” mund të sillet në Gjykatë.

“Mbretëria e Bashkuar po punon me aleatët për të ngritur një Gjykatë të veçantë ndërkombëtare për krimet e luftës për ata që janë të përfshirë në situatën e Ukrainës”.