Lufta kundër Serbisë pushtuese në radhët e saja ka pasur shumë veprimtarë, shumë aktivistë e shumë udhëheqës të cilët ia kanë bërë shërbimin çështjes kombëtare, me vetmohim shumë të madh, me përgjegjësi shumë të lartë dhe me dashuri të pakufishme!


Ata të cilët nuk jetojnë më, ata që nuk janë më në mesin tonë, pra ata që kanë vdekur, por edhe këta që janë ende gjallë, dhe shumica nga këta të gjallët, janë të lodhur nga vitet e jetës e shumë nga ta edhe të rënduar e të rrënuar nga torturat e vuajtjet e shkaktuara nga pushtuesit dhe tradhëtarët, përbëjnë një numër të madh, por nuk janë me mijëra që të mos mund të ua ofrojmë nderimet e merituara dhe kujdesin e respektin meritor, të nevojshëm e të domosdoshëm!

Të rrallët, të veçantët, të mëdhenjtë e heshtur, duhet të nderohen publikisht edhe për të gjallë të Tyre, e jo vetëm kur të vdesin e kur të mbulohen me dhe!

Këta qe e kanë dashur shumë popullin, Atdheun dhe Kombin, dashuri për të cilën kanë dhenë prova jo vetëm një herë, por disa herë, pra në vazhdimësi, duhet të nderohen e të rrespektohen publikisht nga institucionet shtetërore e ato kombëtare, brenda e jashtë Atdheut!

Më 19 Shkurt 2022, varroset një veprimtarë i madh e patriot i dëshmuar i popullit tonë, në luftën kundër Serbisë pushtuese, dhe Ky burrë i madh i popullit tonë, që ka dhënë shumë për luftën për çlirimin e Atdheut , është Isa Elshani, nga fsh. Krajkovë e Drenasit!

Të gjithë udhëheqësit, veprimtarët, aktivistët e anëtarët e LPK-së, por edhe të gjithë ushtarët e komandantët e UÇK-së të krahut të LPK-së, në masë të madhe edhe e kanë ditur se kush ka qenë Isa Elshani dhe cila ka qenë biografia e Tij atdhetare, politike, patriotike,ushtarake e çlirimtare!

Por biografinë e Këtij atdhetari me nam e patrioti të kulluar, nuk e din i mbarë populli shqiptar!

Biografia e Tij nuk është e mësuar dhe as nuk është e përhapur nëpër tërë historinë e shkruar dhe në gjeografinë e Atdheut!

Kombi ynë në auditorët universitarë e shkencore, politike e patriotike të mëdha e masive, kurrë nuk ka mësuar orë të veçantë të historisë për Isa Elshanin!

Nxënësit e të gjitha shkollave të të gjitha niveleve, pra të asnjë niveli nuk e kanë të shkruara në faqet e historisë së Kosovës së re, të lirë e të pavarur, emrin e figurës së lavdishme të Isa Elshanit!

Per Heroin e Kosovës Rexhep Halimi, dhe për Isa Elshanin, Këtë atdhetarë të madh e me nam që më 19 Shkurt 2022 mbulohet përgjithmonë me dheun e Atdheut e të Drenicës së Tij të dashur e të shtrenjtë, ora e historisë duhet të jehonte e të jehojë fuqishëm!

Mjafton të dihet fakti i madh, të cilin e thotë zëshëm Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, se shumica e të gjitha demosnstratave në Gjermani të organizuara nga LPK-ja, janë bërë me kerkesë zyrtare në emër të Lëvizjes, që mbajnë firmën e këtij burri të madh dhe të emrit të Tij ISA ELSHANI!

Sikur Isa Elshani për Gjermani, gjashëm për Zvicër ka qenë një emër tjetër e indëgjuar e me nam, dhe ai është Heroi i Kosovës, atdhetari i madh e patrioti i shquar Rexhep Halimi!

Sot flamuri i kombit dhe i shtetit do të duhej të ishte i ngritur në gjysëm shtizë!

Për Kombin dhe Atdheun, ky shqiptar i thjeshtë, besnik i amanetit të të parëve tanë, ka dhënë shumë….

Sot i dorëzohet tokës njëri prej bijëve besnik të Atdheut!

Shkon me merita të mëdha në tokë të Atdheut, e pret me nderime të pafund, se e ka birin e saj të madh e të shtrenjtë!

🇦🇱Lavdi e përjetshme atdhetari i madh e patrioti i shquar i Kombit tonë Isa Elshani🇦🇱

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 19 Shkurt 2022!