Franca do të paraqesë një rezolutë të hënën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke bërë thirrje për qasje të papenguar humanitare në Ukrainë si dhe një armëpushim.


Kështu është bërë me dije nga një deklarate nga Pallati Elysée të dielën.

Pas një morie thirrjesh nga presidentit francez Emmanuel Macron dhe liderëve botërorë këtë fundjavë, presidenti dhe homologët e tij pranuan nevojën për të punuar në kushtet për dërgimin e duhur të ndihmës humanitare në Ukrainë.

Gati 6000 të arrestuar në të gjithë Rusinë pas protestave kundër luftës në Ukrainë

Kryebashkiaku Klitschko: Kiev i rrethuar totalisht, janë bllokuar rrugët e arratisjes
Rezoluta franceze do të synojë “ë garantojë akses të papenguar humanitar për të përmbushur nevojat urgjente të popullsisë së mbetur në Ukrainë, thuhet në deklaratë.

Për më tepër, Franca do të bëjë thirrje për një armëpushim që duhet t’i paraprijë çdo bisede paqeje.

Macron bëri telefonata këtë fundjavë me udhëheqës nga: Gjermania, Italia, Holanda, Bashkimi Evropian dhe Këshilli Evropian, Greqia, Gjeorgjia dhe Moldavia. Ai foli edhe me presidentin e Bjellorusisë.