Miliarderi Elon Musk është përfshirë në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale miliarderi bëri të ditur se SpaceX Starlink ka aktivizuar shërbimin e saj satelitor me brez të gjerë Starlink në Ukrainë.


Lidhja e internetit në Ukrainë është sulmuar nga ushtria ruse. Starlink transmeton sinjale për internet me shpejtësi të lartë nga hapësira, por nuk është ende i disponueshëm në mbarë botën.

Musk shkroi në Tëitter se kompania e tij po dërgonte terminale interneti në Ukrainë për të përdorur shërbimin, megjithëse ishte e paqartë se sa.