Ejup Berisha


Thuhet se njeriu është qenie e papërkryer dhe me shumë të meta. Këtë mund ta vërtetojmë me sjelljet të cilat i manifestojnë njerëzit në shoqëri dhe në shtet në raport me njerëzit e tjerë. Janë disa kategori njerëzish të cilët sa më shumë i kritikoni për sjelljet e tyre të këqija dhe negative, sjellje të cilat këta i bëjnë në shoqëri në raport me njerëzit e tjerë aq më tepër negativ dhe të këqij bëhen të njëjtët. Njerëzit e kanë një periudhë të caktuar ku nga pozitiv dhe të mirë bëhen negativ dhe të këqij. Shkaqet dhe motivet se pse disa njerëz nga të mirë e pozitiv shëndrrohen në të këqij e negativ janë të shumta unë këtu në këtë shkrim nuk do ti hulumtoj dhe studijoj ato sepse kjo që po e shkruaj është kolumnë e jo punim shkencorë.Prandaj vlersoj se mjafton vetëmse të përmenden si fakte e mira e posaqërisht e keqja e cila viteve të fundit është mjaft prezente ndër ne, posaqërisht duhet të përmenden sjelljet dhe veprimet e këqija të njerëzve si fenomene në rritje në shtetet dhe shoqëritë tona. Apo dhe mjafton të përmendet
fakti se njerëzit po patën mundësi i ndryshojnë sjelljet e tyre nga të mira në të këqija ata këtë ndryshim e bëjnë pa hamendje të mëdha dhe pa kurfar dyshimi. Se cilës sjellje do ti japin përparsi njerëzit të mirës apo të keqes kjo varet nga rrethanat dhe kushtet në të cilat jetojnë dhe veprojnë njerëzit
Më tej se cili do të jetë intenziteti dhe niveli i negativitetit dhe përkeqsimit të cilin e manifesotojnë njerëzit e këqij me sjelljet e tyre në raport me njerëzit e tjerë relativisht të mirë kjo varet prej asaj se si do të reagojnë njerëzit e tjerë të mirë ndaj njeriut i cili fillon të sillet nsgativisht dhe keq me ta në shoqëri dhe në shtet. Po i lejuan të këqijat dhe të zezat e njeriut të keq pjestarët e mirë të shoqërisë atëher njeriu i keq akoma më shumë do të bëhet negativ dhe i keq.Dhe anasjelltas po nuk i lejuan njerëzit e tjerë të këqijat dhe të zezat e njeriut të keq ky do të detyrohet ti përmirsoj apo dhe ti kufizoj negativitetet dhe të këqijat e tij të cilat i manifeston në lëvizjet dhe në sjelljet e tij.Pra për ti kufizuar apo dhe në raste të caktuara për ti minimizuar sjelljet negative dhe të këqija të njerëzve të këqij nevoitet veprim i vendosur i njerëzve të mirë. A e dini pse sepse njeriu nuk vetkufizohet dhe nuk përmirsohet po nuk u detyrua i njëjti që ti rishqyrtoj vetveten dhe sjelljet e tij. Sot të këqijat dhe sjelljet negative të njerëzve janë me bollëk në shoqëri dhe në shtet. Dhe nuk po ka as forcë e as vullnet për tiu thënë NDAL të këqijave dhe negativiteteve të njerëzve të këqij. E keqja pra është femomen njerëzor e cila po nuk u kufizua do të rritet së tepërmi. E keqja pra është si therra kjo e fundit po su shkurtua ka gjasa ta pengoj rritjen e luleve dhe pemëve. Prandaj ilaq apo zgjidhje afatshkurte për therrën është shkurtimi ndërsa zgjidhje afatgjate është shkulja me rrënjë e njëjtës nga trolli ku ka mbirë pa dëshirën e njerëzve. Këta të fundit me vetëdëshirë i mbjellin vetëmse pemet dhe lulet e therrat mbijnë vetvetiu Pra edhe ndaj të keqes nevoitet të gjindet zgjidhje adekuate,kjo o duhet të kufizohet o të mimizohet apo dhe të eliminohet. Për ti bërë këto gjëra apo për të arritur efikasitet në luftën kundër të keqes duhet veprim apo dhe akcion adekuat i individëve në shoqëri të veprime këto orientuar kundrejtë atyre që bëjnë keq dhe negativitete. Sot kampion në sjellje të keqe ndaj pjestarëve të tjerë të shoqërisë janë politikanët.Këtë kategori njerëzish sa më shumë e kritikoni këta akoma më shumë e rrisin nivelin e të këqijave dhe të sjelljeve negative të tyre në shtet dhe në shoqëri. Edhe pse forca politike nuk kufizohet me fjalë por me veprime dhe akcione konkrete shoqërore. Apo e keqja në politikë nuk kufizohet me veprime të mira por me veprime adekuate.Pra jo me forcën e argumentit por me argumentin e forcës kufizohet apo dhe minimizohen të keqijat dhe negativitetet të cilat vijnë nga politikanët. Këtyre duhet bërë me dije se nuk mund të sillen si duan vetë në shtet dhe në shoqëri apo dhe të bëjnë tërë kohës të këqija pa asnjë të mirë të vetme dhe ti shfrytëzojnë të mirat e shumta të cilat i kanë si rezultat i aktiviteteve politike me të cilat merren në përditshmëri të njëjtë. Nuk është mirë që ne ti mbajmë ata me mish e me të gjitha të mirat e këta neve të mundohen të na lënë pa buk. Ndoshta politikanëve u vjen shumë më lehtë dhe më mirë të mendojnë dhe të kontribuojnë vetëmse për realizimin e të mirës të tyre individuale por këta nuk paguhen dhe nuk shpërblehen vetëmse për këtë gjë por më së shumti paguhen dhe shpërblehen për realizimin e të mirës së përgjithëshme të shumicës së pjestarëve në shoqëri. Nëse e bëjnë këtë të fundit kësaj i thonë demokraci e nëse e bëjnë të kundërtën asaj i thonë jo vetëmse autokraci por edhe më keq autoritarizëm apo dhe diktaturë. Ne duhet tua bëjmë me dije politikanëve se jemi të interesuar dhe të përcaktuar të jetojmë në demokraci ku vend qëndror zënë të mirat dhe sjelljet pozitive e jo të këqijat dhe negativitetet të cilat vendin e kanë në autokraci.