Kryebashkiaku i Kievit, në Ukrainë, ka thënë se nuk ka trupa ruse në qytet, pasi ai vazhdon të mbrohet nga sulmet.


Vitali Klitschko tha se zyrtarët “ushtarakë, të zbatimit të ligjit dhe të mbrojtjes territoriale” po vazhdonin të “zbulonin dhe neutralizonin sabotatorët” në Kiev.

Të gjithë qytetarët që jetojnë në Kiev janë nën urdhër të qëndrojnë brenda deri të hënën, me paralajmërime nga autoritetet se kushdo që del jashtë “do të konsiderohet anëtar i grupeve të sabotimit të armikut”.

Producentja e BBC-së, Kathy Long tha se e diela zbardhi e ftohtë dhe e qetë në Kiev, me policinë, ushtrinë dhe vullnetarët e armatosur të vetmit njerëz që dukeshin në rrugë.

Në mesazhin në kanalin e tij Telegram të dielën, Klitschko tha se që nga fillimi i pushtimit rus, nëntë civilë ishin vrarë në Kiev, duke përfshirë një fëmijë.

Forcat ruse thuhet se kanë qenë në periferi të qytetit që nga e premtja, me bombardime dhe të shtëna me armë zjarri në të gjithë Kievin.

Ndërkohë që më poshtë është fotoja e një fëmije në dritaren e banesës së tij, të cilës i është vendosur një ngjitës, që të mos copëtohet në rast se ka shpërthim.