Burri i tha se do ta lëshojë nëse lind vajzë, gruaja shkon te mjeku popullor dhe i vendos gozhdë në kokë

Një gruaje shtatzënë me vajzë në Pakistan i është futur një gozhdë në kokë nga një mjek popullor, i cili pretendoi se do të ‘garantonte’ që ajo të lindte një djalë. Gruaja mbërriti në Spitalin Lady Reading në qytetin e Peshawarit me gozhdën prej dy centimetrash të shpuar në pjesën e sipërme të ballit të saj, pasi mjeku popullor tha se kjo do të siguronte që ajo të kishte një djalë.


Fillimisht ajo i tha stafit të spitalit se e kishte goditur vetë gozhdën në kokë me këshillën e mjekur popullor, përpara se më vonë të pranonte se ai kishte kryer aktin.

Gruaja shtatzënë, e cila tashmë ka tre vajza, më herët i ishte thënë nga mjekët se do të kishte një vajzë tjetër. Ajo vendosi të vizitojë mjekun popullor pasi burri i saj e kërcënoi se do ta divorconte nëse ajo nuk do të lindte një djalë.

Doktor Haider Khan tha se gruaja shtatzënë mbërriti në një spital pasi u përpoq të nxirrte vetë gozhdën me pincë.
Mjeku tha: “Ajo ishte plotësisht e vetëdijshme, por kishte dhimbje të jashtëzakonshme”.

Dr.Khan tha se një çekiç ose objekt tjetër i rëndë ishte përdorur për ta goditur atë.

Policia e Peshavarit tha se oficerët e ndihmës së viktimave janë drejtuar të takojnë gruan për të provuar të marrin detaje të incidentit. Ata shtuan se “do të ndërmerren veprime ligjore” ndaj të përfshirëve.