Britaniku fiton 109 milionë paund në lotari

Një person në Britaninë e Madhe raportohet të ketë fituar xhekpotin prej 109 milionë paundësh në lotarinë EuroMillions, në shortin që u hodh mbrëmjen e së premtes.


Numrat fitues ishin 3, 25, 38, 43, 49, ndërsa numrat me fat 3 dhe 7.

Fituesi i ka “goditur” në kokë të 7 numrat dhe firma e lotarisë Camelot iu bën thirrje lojtarëve të kontrollojnë mirë biletat e tyre për të parë nëse janë ata fatlumët.

Ndonëse është një shumë e madhe, kjo nuk hyn në listën e 5 çmimeve më të mëdha të fituara në Britaninë e Madhe, ku rekordi shënohet në 2019, ku xhekpoti arriti 170 milionë paund.