BDI dëshiron Ziadin Selën në krye të Aleancës

Në vigjilie të Kongresit të ASH-së , po rriten gjithnjë tensionet brenda këtij subjekti politik për kreun e partisë.Ata po fshehin revoltën e atyre që duan ndryshime ndërsa makineria e propagandës punon parreshtur për “armiqtë fiktivë” që janë kundër liderit shkruan Tetovasot .
Në këtë subjekt politik e vetmja gjë e sigurtë deri tani ka qenë humbja, por këtë nuk e kanë parë vetëm krerët e partisë të cilët janë vazhdimësi e politikanëve pararendës të cilët gjithnjë shkaktarin për humbjen e tyre ia kanë adresuar kundërshtarit politik.
Ziadin Sela nuk ka si mbetet jashtë kësaj tragjikomedie politike duke përgatitur terrenin edhe për një mandat tjetër përmes ” obortarëve” të tij .Ai ka filluar të ” bindë” opinionin se pa të nuk mund të paramendohet politika dhe ” fronti” opozitarë .
Sela në emër të “politikës së re” u bë më i vjetër se sa paraardhësit e tij.Fjalët e tij të thëna për Menduh Thacin sot askujt tjetër nuk i shkojnë më shumë se sa vetë atij.Një humbës serik që do të imponohet me patjetër në politikë pavarësisht se ai po e dërgon partinë e tij drejt fatit të PPD-së dhe PDSH-së së tij të dikurshme përcjellë Tetovasot.
Në opinion kanë filluar të trumbetojnë se zgjedhjen e tij e kundërshtojnë mediat e afërta me BDI-në dhe vetë BDI kinse nuk e duan si “kundërshtarë” Selën.
Në fakt historia e kësaj propagande është krejtësisht ndryshe.Nuk ka lajm më të mirë për partinë më të fortë shqiptare BDI-në se sa Sela të vazhdojë të qëndrojë në kreun e partisë.
Cfarë i duhet partisë së Ahmetit një kundërshtarë tjetër kur Selën e ka të sigurtë sic e kishte Thacin dikur.


Kohë më parë deputeti i BDI-së Arbër Ademi në vijë të kësaj tha se dëshironte të jetë delegat në kongresin e ASH-së duke aluduar në rizgjedhjen e tij .
” U kërkoj që në kongresin e partisë tuaj të jem delegat dhe me dy duar do të votoj që ju përsëri të jeni kryetar i partisë”, tha Ademi.

Ademi poashtu akuzoi Selën se nuk ka legjitimitet të flasë për legjitimitetin pasi i ka humbur të gjitha ciklet zgjedhore.TetovaSot