Numri i refugjatëve ukrainas që janë larguar nga shtëpitë e tyre si pasojë e sulmeve ruse ka arritur në 368 mijë, kanë bërë të ditur Kombet e Bashkuara për Refugjatë.


“Numrat e refugjatëve të Ukrainë sapo janë rifreskuar – këto bazohen në të dhënat e disponueshme nga autoritetet kombëtare. Totali aktual tani është 368,000 dhe vazhdon të rritet,” shkroi UNHCR të dielën, raporton CNN.

Turma të mëdha kanë kërkuar të ikin nga qytetet dhe qytezat në vend, me rrugët e bllokuara ndërsa njerëzit lëviznin drejt Polonisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.