Arsenali ka mbetur me një lojtar më pak në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Carabao Cup.


Gjyqtari i ndeshjes, Michael Olivere ka ndëshkuar me karton direkt të kuq Granit Xhakën për një ndërhyrje të lehtë në Diego Jottan.

Krosimi nga Robertson shkonte në drejtim të Jotas por Graniti intervenoi duke ndërhyrë me këmbë në gjoksin e tij.

Megjithatë, kjo u vlerësua nga Oliver si karton direkt i kuq dhe Xhaka u përjashtua nga loja në minutën e 24-të.