Vedat Muriqi afër transferimit në La Liga – pritet marrëveshja me këtë klub

Vedat Muriqi mund të përfundojë te Mallorca.


Ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi nuk ka të ardhme te skuadra e Lazios dhe pritet të largohet gjatë kësaj jave, pra deri në fundin e merkatos.

Skuadra të shumta janë lidhur me emrin e tij, duke filluar nga Fenerbahce, CSKA Moscow e WBA.

Por, sipas Alfredo Pedulla, lojtari është afër kalimit te skuadra spanjolle, Mallorca.