Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, është i interesuar që të largohet nga skuadra në formë huazimi gjatë merkatos dimërore.


Katalanasit para disa ditëve rinovuan me francezin në mënyrë që të regjistrojnë Ferran Torres në La Liga.

Sidoqoftë, pavarësisht se pranoi zbritje page, asgjë s’ka ndryshuar në statusin e Umtitit te Barcelona.

Sipas “RMC Sport”, fituesi i Kupës së Botës dëshiron të luajë futboll rregullisht për pjesën e mbetur të sezonit, ndaj është i hapur për largimin nga “Camp Nou”.

Raporti shton se skuadrat në Premierligë, Seria A dhe La Liga janë gati të negociojnë me Barcelonën në javët e ardhshme, skuadër që pranon ta huazojë ose shesë.