U përpoqën të ndezin zjarrin me hollues të ngjyrës, për pak sa nuk e pësojnë rëndë punëtorët turk

Në qytetin turk të Şanliurfas, katër punëtorë, të cilët tentuan të ndezin zjarrin për tu ngrohur, për pak sa nuk e pësuan shumë rëndë.


Në ngjarjen e ndodhur në Kompleksi23:59:49n Industrial Evren, punëtorët që kanë dashur të ngrohen për shkak të motit të ftohtë kanë vendosur disa copa dru në një kovë të metalit.

Një prej punëtorëve derdhi hollues të ngjyrës për të ndezur drunjtë por, që ajo shkaktoi reaksion të shpejt dhe shpërtheu në një flakë të madhe.

Ajo u shkaktoi lëndime të lehta në fytyrë dhe në duar edhe në saje të reagimit të shpejt të tyre.

Ndryshe, punëtorët e plagosur janë dërguar në spital me autoambulancë dhe kanë marrë trajtimet e para mjekësore.