Nga Skënder Sadri KAPITI


Në këto 30 vite tranzicioni paskomunist, Shqipëria ka regjistruar dy ngjarje të padëgjuara në historinë politike botërore. E para është ajo që ka ndodhuar në vitin 1997 kur në një kohë rekord 2 apo 3 ditësh shteti shqiptar ra, u shemb  dhe u rrënua krejtësisht. Dhe ngjarja e dytë është ajo që ndodhi sot me datë 8 Janar 2022, ajo e një proteste tejet  të dhunshme  të protestueve demokratë kundër dhe për të uzurpuar godinën  dhe institucionin e partisë së vet, të Partisë Demokratike. Kështu Shqipëria shënon fenomene politike apo ngjarje politike të pa dëgjuara në historinë botërore sidomos të papërceptueshme për vëndet e demokracisë moderne dhe të BE-së ku shqiptarët kerkojnë që të integrohen.

Se kush e ka fajin për këto ka pak rëndësi në krahasim me atë dëmtim të jashtëzakonshëm të imazhit kombëtar e shtetëror shqiptar.Të dyja këto ngjarje kanë si shkak të përbashkët luftën e ashpër e të egër politike për pushtet të Sali Berishës, por që në të dy rastet i janë hipotekuar Partisë Demokratike e cila paguan edhe kostot politike.

Prandaj përfundimisht Partia Demokratike duhet urgjentisht që t’i përjashtojë jo vetëm si deputetë por edhe si antarë të saj  të gjithë ata prej të cilëve gjëndja precipitoi aq rëndë me 8 Janar 2022 pasi ata i kanë shkaktur dëm jo vetëm PD-së por edhe Demokracisë shqiptare dhe shtetit shqipta