Qeveria e Shqipërisë ka njoftuar sot se do të angazhojë një kompani amerikane për të forcuar sigurinë kibernetike, pas një rrjedhje të madhe të të dhënave muajin e kaluar. Shqipëria ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kompaninë me seli në Virginia, Jones Group International, për forcim të sistemit të sigurisë kibernetike.


Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, raporton agjencia AP.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka thënë se Jones Group do ta bëjë një skenim të plotë të sistemit për të kontrolluar se sa i ekspozuar është nga sulmet vendore e ndërkombëtare.

Më pas do të planifikohet një strategji se si të instalohen sisteme mbrojtëse me shumë shtresa për të parandaluar sulmet kibernetike.

Në dhjetor, janë publikuar informatat e afro 690 mijë personave, përfshirë numrat e kartelës së identitetit, vendet e punës dhe pagat. Këto të dhëna kanë rrjedhur nga baza e të dhënave të Qeverisë.