Pesë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.


E nga 6.598 teste, kanë rezultuar pozitivë 2.230 persona.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

1.894 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 218.679 që nga fillimi i pandemisë.

24.436 është numri i rasteve aktive.