Report Tv ka siguruar video të momentit kur kreu i FSHF, Armand Duka mbërrin në banesën e tij, pranë së cilës, vetëm pak minuta më parë, u regjistrua një shpërthim me lëndë plasëse. Sikurse mund të shihet edhe nga video, ai i afrohet i qetë banesës së tij.