Nuk po i funksiononte bombula e gazit mirë, merr një hekur dhe e godet, por e pëson keq i moshuari.


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një apartanent në katin e 5 të një pallati në lagjen “30 Vjetori” të qytetit të Beratit.

Fqinjët kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikëset. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur nxjerrjen e 70 vjeçarit Behar Gavelli të përplasur në një kënd të dhomës dhe më pas kanë vënë nën kontroll zjarrin.

I moshuari ka qënë duke gatuar ndërsa ka ndjerë se diçka nuk po funksiononte me bombulën e gazit. Teksa ka qënë duke marrë një vegël për ta shtrënguar kjo e fundit ka shpërthyer.

Si pasojë e këtij shpërthimi apartamenti është shkrumbuar. I moshuari është nxjerrë nga banesa i asfiksuar por jashtë rrezikut për jetën.