Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska nuk precizoi nëse do të jetë në përbërjen e re qeveritare, transmeton TV21. U tha gazetarëve se kryetari i ri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski është mandatar për formimin e Qeverisë së re dhe se ai do të vendos për kuadrot.


“Unë i kam dhënë këshillat e mia, por Kovaçevski është mandatar dhe ai do të vendos për kuadrot në përbërjen e re qeveritare”, tha mes tjerash ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.