Të gjithë qytetarët nga Bashkimi Europian që do të hyjnë në Bullgari duhet të kenë një test negativ PCR së bashku me një certifikatë të vlefshme të COVID, duke filluar nga e premtja, sipas një deklaratë të ministrisë së shëndetësisë.


Masa synon të kufizojë përhapjen e variantit Omicron, pas identifikimit të 12 rasteve. Sipas deklaratës së ministrisë së shëndetësisë, fëmijët nën 12 vjeç janë të përjashtuar nga rregullat e reja.

Qytetarët bullgarë dhe anëtarët e familjeve të tyre që nuk kanë asnjë nga këto dokumente do të karantinohen për 10 ditë. Austria, Hungaria, Luksemburgu dhe Rumania janë të vetmet vende anëtare të BE-së që nuk janë aktualisht në listën e kuqe të Bullgarisë.