Rrëfehet Granit Xhaka: Federata e Shqipërisë nuk më ka ftuar asnjëherë

Granit Xhaka është gjykuar shpesh për zgjedhjen e tij që ka bërë të luajë në nivel kombëtaresh.


Mesfushori shqiptar, ka zgjedhur të luajë me Kombëtaren e Zvicrës në fillimet e karrierës së tij.

Për këtë zgjedhje ai ka folur në një live në Instagram me influencerin ‘Kozak’ ku ka treguar se Shqipëria nuk e ka dashur atë në fillimet e tij.

“Si 16 vjeçar babai na ka ofruar mua dhe Taulantin te Kombëtarja e Shqipërisë, por nuk ka pasur interes në atë kohë.

I vetmi person që më ka thirr mua nga kombëtarja e Shqipërisë është Lorik Cana nuk ia harroj kurrë dhe e kam shok shumë të mirë.

Cana më ka marrë në telefon dhe më ka pyet si është situata, por federata nuk më ka thirr kurrë, e lëre më takim.

E falenderoj Zvicrën se ka hap dyert fillimisht për babain tim pastaj për tërë familjen”, ka thënë Xhaka.