Ejup Berisha


 

Si duket shtetet e Ballkanit Perendimor kanë probleme serioze me zbatimin e reformave dhe atë në të gjitha sferat e jetës institucionale dhe shoqërore.Struktura të ndryshme në pushtet të vjetra dhe te reja ka kohë që pretendojnë se i kanë bërë dhe po i bëjnë në vazhdimsi ndryshimet apo po fusin dhe po zbatojne risi sa i përket funkcionimit të institucioneve dhe organeve të sistemit por nëse shikohet dhe analizohet realiteti po vazhdohet me mentalitetin e vjetër të të menduarit dhe të vepruarit.Kësaj i thonë më shumë po bëhen lavde se sa punë reale dhe konkrete rreth proceseve reformuese. E te reformimi i institucioneve të sistemit më e rëndësishme është puna konkrete se lavdi. Njerëzit kanë të drejtë të lavdrohen por të drejtë absolute për lavd kanë vetëm ata që i kryejnë punët reale dhe të domosdoshme. Në Ballkanin perendimor të gjithë bëjnë lavde se po bëjnë punë rreth reformave të duhura por askush nuk po bën reforma reale. Këtë gjë kanë filluar ta pranojnë edhe vet përfaqsuesit e pushtetit qendror. Nuk janë bërë reformat e duhura në sistemin gjyqsor është vlersim jo i imi personal por i vet përfaqsuesve qeveritarë kohëve të fundit. Dhe cka presin këta të pushtetit athua kush duhet pra këtyre tua bëjnë reformat, qytetarët të katandisur me sfidat dhe vështirsitë e jetëve të tyre,  apo se do të vjen dikush nga jashta që të bëj reforma këtu. Kur ka fushata të ndryshme qofshin ato edhe parazgjedhore të gjithë flasin për angazhim maksimal për reforma.Kur i dëgjon të krijohet përshtypje se ja prej këtu rrjedhin fjalët reformë, risi, e ndryshim, por kur bëhet fjalë për zbatim real të reformave vërtetohet fakti se këtu askush nuk reformon asgjë për faktin se të gjithë vazhdojnë me parimet dhe rregullat e vjetra të të vepruarit-punuarit që datojnë nga ish sistemet e qeverisjeve. Me sistem te Kadisë mesjetare nuk reformohet sistemi gjyqsor në shekullin 21. Reformat jo vetëmse në sistemin gjyqsor por edhe gjetiu duhet të jenë reale e qenësore e jo sipërfaqsore e kozmetike. Mund të zbatoni lloj lloj metodash dhe rregullash të reja për funkcionimin e gjykatve por nëse nuk ndryshohet mentaliteti i vjetër i të menduarit dhe  vepruarit atëher reformat janë sipërfaqsore joqenësore dhe joserioze.Reformë është e reja janë metodat dhe qasjet tjetërfare të të menduarit, të vepruarit, e të punuarit e asesi të vjetrat Risia e jo ajo që më tani është parë, që dihet, që është përjetuar dhe zbatuar.Pra shkurt e shqip reformator janë zbatuesit real e jo përmendësit e reformave