Profesori Lulzim Paci, i cili u bë i njohur përmes pasionit të tij për vallëzimin, ka njoftuar se tani e tutje nuk do të pranojë të shkojë në emisione televizive pa pagesë.


Emri i tij u përmend shumë këto ditë nëpër media, pasi deputetja nga grupi parlamentar i VV-së, Fjolla Ujkani, e kritikoi profesorin për vallëzimet e tij, duke i quajtur të degjeneruara.

Pas kësaj, ai mori shumë vëmendje nga mediat, ku edhe u ftua në shumë emisione. Mirëpo, tani Paci ka vendosur që paraqitjet e tija televizive të paguhen, në mënyrë që me ato para ai t’i ndihmojë familjet në nevojë.