Po përpiqeshin të mbërrinin në ishujt Kanarie, mbytën 43 emigrantë

43 emigrantë , duke përfshirë tre foshnja dhe 14 gra, kanë humbur jetën pas përmbytjes së varkës në Marok, sipas organizatës joqeveritare spanjolle Caminando Fronteras. Shumica e emigrantëve ishin nga Afrika Sub-Sahariane. Vetëm dhjetë prej tyre arritën të shpëtonin.


Emigrantët po përpiqeshin të mbërrinin në ishujt Kanarie, të cilat janë rreth 100 kilometra nga Tarfaya.

Trupat e dy burrave u gjetën dje dhe sot në ishullin Fuertevertura.