Brenda shtëpisë ka sipërfaqe dhe pika të mbushura me mikrobe. Edhe ndërkohë që disa sipërfaqe na duken mjaft të pista, disa janë përtej dyshimit.

Këto janë vendet që kanë më shumë gjasa të kenë një përqendrim të lartë të mikrobeve, transmeton lajmi.net.

Çelësat e dritës

Pak njerëz mendojnë për këtë, por çelësat e shtëpisë zakonisht kanë shumë mikrobe mbi to, pikërisht për të njëjtën arsye si telefoni.

Lodra për fëmijë

Nuk është rastësi që çerdhet dezinfektojnë rregullisht lodrat me të cilat luajnë fëmijët. Përdorni një leckë antibakteriale për t’i pastruar ato.

Tastierë

Mund ta keni dëgjuar edhe këtë. Tastierat e kompjuterit janë një nga burimet më serioze të mikrobeve në shtëpi dhe në vendin e punës. Nuk mjafton vetëm t’i pastroni me një leckë si lodrat e fëmijëve. Kthejeni përmbys dhe do të shihni që do të bien shumë papastërti.

Dorezat në dyer dhe në frigorifer

Këto janë një nga pikat e dukshme. Vetëm mendoni sa herë gjatë ditës çdo pjesëtar i familjes hap dhe mbyll derën e frigoriferit.