Tre persona janë plagosur nga një përleshje që ka ndodhur mes disa personave në sheshin e Obiliqit.


Ata janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 15 :00, patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në sheshin e qytetit,në Obiliq. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga mjete të mprehta, janë plagosur tre persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.