Kryeministri, Edi Rama ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas vendimit të Bashës për të shkarkuar Berishën dhe 8 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.


Rama e ka cilësuar këtë situatë për të qeshur dhe për të qarë teksa është shprehur se Basha dhe Berisha janë dy kufoma që kanë marrë peng demokratët.

““Kjo është për të qarë dhe për të qeshur, por nuk mund të qaj gjatë gjithë kohës për gjendjen dramatike ku është opozita dhe ndonjëherë edhe mund të qeshim. Nuk më rezulton që ka pasur anëtarë të kryesisë së PS që kanë dashur të marrin këtë godinë me dhunë edhe nuk me rezulton qe të kemi ndërtuar fortifikime në ndërtesë për t’u mbrojtur ndaj tyre dhe ne jemi të gjithë bashkë, nuk jemi në një proces kacafytje për interesa vetjake siç janë dy kufomat e PD-së që kanë marrë peng të gjithë demokratët duke u kacafytur me njëri-tjetrin. Është një kacafytje që asnjëri mos lëshojë tjetrin se po ra njëri bie dhe tjetri”, tha Rama./Opinion.al