Një shtetase e Maqedonisë ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.


Si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident automobilistik, njofton AIM.

Në informacionin e shkurtër në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se aksidenti në të cilin mbeti e vdekur gruaja, ka ndodhur më 3 janar në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i gruas së ndjerë, identiteti i së cilës nuk dihet, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.