Pasditen e djeshme, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë është vrarë me armë zjarri Erion Çela 35 vjeç dhe janë plagosur 4 të tjerë. Bëhet fjalë për vëllain e viktimës, Blerim Çela 28 vjeç, i cili ka marrë plumba në këmbë dhe fytyrë si dhe daja, Edmond Crroj, 41 vjeç, Azbi Semilaj 19 vjeç (ishte ulur në tavolinën ngjitur) dhe Arben Dani 46 vjeç. Ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Si ndodhi ngjarja:

Viktima, Erion Çela dhe 4 të plagosurit ishin duke pirë kafe në lokal. Ndërsa ata po bisedonin, ka ardhur një makinë tip “Mercedes-Benz” dhe njëri prej dy persona që ndodheshin brenda mjetit ka qëlluar me breshëri automatike në drejtim të tyre.

Ata kanë ardhur nga zona e Laprakës dhe pas atentatit kanë kthyer makinën duke u larguar nga e njëjta anë.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat.

Objektivi:

Sipas grupit hetimor objektiv ka qenë daja i vëllezërve Çela, i plagosuri Edmond Crroj.

Burime bëknë me dije se autorët i kanë ndjekur prej kohësh lëvizjet e tij dhe kanë pritur rastin që të gjendjej bashkë me dy nipërit.

Kush është viktima:

Viktima Erion Çela është pronar i një tabakino. Mësohet se 35-vjeçari ka ndryshuar emrin, pasi më herët është njohur si Adriatik Çela. Viktima priste të bëhej baba i një vajze.

Dëshmia e dy të plagosurve:

Mbrëmjen e djeshme policia ka tentuar të marrë në pyetje dy nga katër të plagosurit që ndodhen në Spitalin e Traumës.

Dëshmia e Arben Danit dhe 19-vjeçarit Azbi Selimaj nuk i ka ndihmuar hetuesit për të identifikuar autorët. Ata kanë thënë se nuk kanë mundur të shohin asgjë vetëm kur janë hasur me breshërinë e plumbave. Arben Dani është mik i tyre dhe kishte ardhur nga Durrësi për t’i takuar./albeu.com