Neuer pritet të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me Bayern Munich

Manuel Neuer megjithatë duket se do të vazhdojë aventurën me Bayern Munich.


Portieri gjerman, Manuel Neuer së shpejti do të mbetet pa kontratë te skuadra bavareze.

Neuer pritet të nënshkruajë vazhdimin e kontratës e cila do ta shoh atë tek qëndron në Mynih deri në vitin 2025.

Derisa portieri dhe klubi kanë hapur negociatat, Bild raporton se liderët e Bayernit shpresojnë ta lidhin atë me një kontratë së shpejti.

Neuer është i lumtur të qëndrojë te gjiganti bavarez dhe pritet ta mbyllë karrierën e tij në këtë klub.

Mbetet të shihet se kur do të bëhet zyrtarizimi i kësaj marrëveshje.