Nani është rikthyer në Evropë pas aventurës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Anësori portugez do të luajë pjesën e mbetur të edicionit 2021/22 në Serie A.
Kjo tashmë është zyrtare, teksa ish-ylli i Manchester Unitedit do të luajë për ekipin e promovuar në elitë, Venezian.

Ai e ka nënshkruar sot kontratën me klubin e ri.

Formën jetësore Nani e pati në Manchester United, ku qëndroi për shtatë vite.