Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, gjatë fjalimit në protestën e sotme kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, është njeriu që po i bën më shumë se askush tjetër favor kompanisë KESCO.


Sipas Molliqajt, KESCO e ka në plan që ta bankrotojë KEK-un, teksa gjatë fjalimit ai e quajti Kurtin “tuc”, e duke e cilësuar si njeri që s’ka shokë e shoqe.

“Ky njeri, s’ka as shokë e as shoqe për të bashkëpunuar, por ka veç instrumente për t’i përdorur e armiq për t’i luftuar. Trimat kanë shokë e shoqe, tucat kanë instrumente e masha për ta ruajtur vetën, problem është që ky tuci është kryeministër e krejt institucionet e shtetit i ka vendosur në dispozicion të frikës e paranojës së tij”, është shprehur Molliqaj, njofton Klankosova.tv.

“Ky frikacak, përkundër mbështetjes së opozitës e Gjykatës Kushtetuese e ka thirrë ZRRE-në dhe nuk e ka shti rritjen e çmimit për veri, se e dinë që do ta pagujë prapë vetë”.

“Kjo përgjigje në këtë protestë është porosia e qartë që duhet t’i hapin veshtë e ta dëgjojë ZRRE-ë, ai propozim duhet të hidhet poshtë”, ka thënë Molliqaj.

Ndërsa, përpara fjalimit, protestuesit u përleshen me policinë, pasi sipas tyre, policia nuk i lejonte që fjalimi të mbahej tek shkallët e qeverisë, dhe se të njëjtit janë të dirigjuar politikisht.