Një ngjarje e bukur ka ndodhur në një avion, i cili ishte në fluturim nga nga Katari në drejtim të Ugandës. Mediat e huaja raportojnë se një mjeke kanadeze ka ndihmuar në lindjen e një fëmije gjatë fluturimit. Aisha Khatib, profesoreshë në Universitetin e Torontos iu përgjigj thirrjes urgjente nga personeli i kompanisë Qatar Airways, se një grua shtatëzën kishte nevojë për ndihmë.


“Pashë turmën e njerëzve që ishin mbledhur përreth pacientes. Sapo u afrova pashë një grua të shtrirë në ulëse dhe kokën e mbante lart. Foshnja thjesht po dilte. Pashë se foshnja dhe nëna ishin mirë, dhe pa u menduar i thash “urime, është vajzë”. Më pas i tërë aeroplani filloi të duartroket dhe brohoras”, tha mjekja kanadeze.

Si nëna ashtu edhe foshnja u raportua se janë në gjendje të mirë dhe nëna në shenjë mirënjohjeje i vendosi vajzës së porsalindur emrin e mjekes kanadeze.