Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut Enis Bardhi me shumë gjasa do të largohet nga Levante që në afatin kalimtar të dimrit. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle dhe ato italiane shkupjani ka marrë disa oferta, teksa mbetet për tu parë se çfarë vendimi do të marrë për të ardhmen e tij. Milani është skuadra e parë e cila dëshiron shërbimet e Bardhit, teksa i ka ofruar Levantes 5 milionë euro. Ndërkaq, nga Spanja interes për Bardhin ka shfaqur Real Sosiedadi, me klubin nga San Sebastiani i cili dëshiron Bardhin në verë. Ndryshe Levante këtë sezon nuk po kalon momente të mira, pasi renditet e fundit në La Liga me vetëm 11 pikë të tubuara.