Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është mysafir në emisionin ClickPlus në TV21.


Intervista filloi me zhvillimet e fundit në partinë opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike.

Meta ka vlerësuar se pamjet që u panë nga sulmi i selisë së PD-së, ishin të turpshme dhe nuk duhej t’i shihnin qytetarët.

“Problemi kryesor ka qenë vetë çështja e lidershipit të opozitës që gjithmonë ka marrë vendimet më të gabuara dhe për fat të keq është një situatë që nuk e meriton asnjë qytetar, asnjë anëtar i Partisë Demokratike, e cila është një parti shumë e rëndësishme për vendin tonë pasi është partia e parë që është produkt i demokracisë apo i pluralizmit dhe është forca lëvizëse për të ndryshuar regjimin komunist”, tha Meta.