Merr detyrën e 5-të si ambasador: Kush është Christopher Hill, ambasadori i ri SHBA-ve në Serbi?

Diplomati i njohur amerikan Christopher Hill do të jetë ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi.


Ambasadori i ri është njohës i mirë i çështjeve rajonale. Ai ka shërbyer si zëvendës i Richard Holbrooke, kryenegociatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bisedimet e paqes në Dejton që i dhanë fund luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Hill do të zëvendësojë Anthony Godfrey, i cili ka shërbyer në Serbi për dy vjet, shkruan lajmi.net.

Michael Kirby, një ish ambasador i SHBA-ve në Beograd ka thënë se emërimi i tij do të jetë një mundësi për Serbinë që të përmbushë premtimet e paplotësuara.

Kirby tha se presidenti serb Aleksander Vuçiq i ka bërë disa premtime homologut të tij amerikan Joe Biden sa ishte zëvendëspresident në mandatin e Obamas dhe se “mund të jetë koha që ai t’i përmbushë ato”.

“Për vite me radhë, presidenti i SHBA-së, Joseph Biden ka dëgjuar serbët që premtojnë se do të bëjnë disa gjëra. Megjithatë, ata nuk e kanë bërë atë që kanë premtuar. Kjo është një mundësi për ta arritur atë. Kjo administratë është serioze, bëhuni serioz edhe ju ose mbaruam. Gjërat nuk mund të vazhdojnë përgjithmonë”, tha Kirby.