Skuadra Manchester Utd sado kudo i kthehet i qetësisë me fitoren në stadiumin “Brentford Community” në Londër.


“Djajtë e kuq” shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Brentford-it.

Pjesa e parë u mbyllë pa gola, por në periudhën e dytë mysafirët zbrazën tërë artilerinë në portën e vendasve.

Golat për Manchester Utd i shënuan futbollistët Elanga (55′), Greenwood (62′) e Rashford (72′) dhe për Brentford Toney (85’).

Kjo ndeshje ka qenë e mbetur e javës së 17-të në Premier League.

Ronaldo u paraqit 71 minuta duke dhënë kontribut për fitoren e Manchester Utd.

Manchester Utd renditet në vend të 7-të me 35 pikë e Brentford është i 14-ti me 23.