Kryeministri Albin Kurti ka nisur mbledhjen e sotme të Qeverisë me urimin për shërim sa më të shpejtë të atyre që morën lëndime nga aksidenti me autobus në Serbi.


Ai tha se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë dhe njoftoi se institucionet e Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me ta, njofton Klan Kosova.

“Është koha e kthimit së mërgatës drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë. Shpirtërisht jemi me ta derisa të kalojnë mijëra kilometra në këto kohë të acarta të dimrit. Sakrifica, kontributi dhe mundi për të qëndruar sa më afër familjarëve të tyre në Kosovës është për t’u admiruar”.

“Institucionet e Republikës janë në kontakt të vazhdueshëm dhe do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident”.