Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, 2390 qytetarë janë infektuar me COVID-19.


“Sot janë shëruar 1.291 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 166.282” thuhet gjithashtu në njoftim.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.556 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.776.133 doza të vaksinës.

Në total numri i rasteve aktive është 35.051.