Këshilltarja për politikë të jashtme e kryeministrit bullgar Kirill Petkov, Vesella Çerneva, më 2 janar e ka vizituar Shkupin, njofton BNT, duke iu referuar Këshillit të ministrave (Qeverisë) së Bullgarisë.


Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Çerneva ka qenë në Shkup me urdhër të kryeministrit bullgar Petkov, me qëllim që të përgatitej për vizitën e ardhshme të Petokovit në Shkup në janar të këtij viti.

Kryeministri bullgar Kirill Petkov njoftoi se pas betimit të Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, ai do të takohet me kryeministrin e ri Dimitar Kovaçevski.

Ndërkohë, organizatat e bullgarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut kanë dërguar letër deri te të gjitha institucionet bullgare të përfshira në negociatat me Maqedoninë e Veriut, ndërsa presidenti bullgar Rumen Radev pritet ta konvokojë Këshillin këshilldhënës të sigurisë kombëtare më 10 janar për të diskutuar rreth kornizës për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.