Qeveria e Kosovës, sot pritet që të diskutojë në lidhje me vendimin që për të hyrë në Kosovë, nevojiten tre doza vaksine ose, dy doza dhe testi PCR.
Siç shkruan Kallxo.com, ky vendim do të rishikohet sot nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.
Përndryshe gjatë ditës së djeshme, ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, kishte një bisedë telefonike me ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës, Rifat Latifi. Gjatë bisedës, Bekim Sali ka kërkuar rishqyrtim të kësaj mase, nga ana e Qeverisë së Kosovës.