Detaje të reja kanë dalë lidhur me plagosjen e Vinçens Pirolit mbrëmjen e sotme në Shkodër.


Burime bëjnë me dije se 34-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi për vrasje sonte ka marrë dy plumba afër stomakut. Piroli eshte qelluar tek Ura e Bunes.

Ai ka qene ne kembe duke ecur kur eshte qelluar me pistolete me silenciator. Ai ka telefonuar familjen dhe u ka thene te kene kujdes.

Me makinën e një kushëririt të tij, që i është dhënë në përdorim një prej të njohurve të Pirolit është trasferuar në spitalin e Lezhës, pasi në Shkodër ka patur frike.