Raporti i Gjykatës Evropiane për Revizion i publikuar dje e kritikon Komisionin Evropian sepse pamjaftueshëm e shfrytëzon mundësinë për suspendim të fondeve me vendet e Ballkanit Perëndimor kur nuk respektohen parimet themelore demokratike. Me kërkesë të MIA-s të reagojë në këtë pjesë të raportit, zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, sqaroi se si vepron institucioni.


“Komisioni Evropian është i kujdesshëm në mënyrën në të cilën e shfrytëzon instrumentin për kushtëzim për shkak të implikimeve të tij të shumta, përfshirë edhe aftësim të asistencës financiare në rast të regresit të dukshëm ose mungesës së përhershme për progres”, tha Pisonero për MIA-n.

Siç shton Pisonero vendet anëtare konsultohen në procesin e zbatimit të fondeve parainkuadruese, të njohura nën akronimin IPA.

Kur bëhet fjalë për projekte situata është e qartë, tha zëdhënësja, nëse një kusht nuk është përmbushur ose ka mungesë të vazhdueshme të progresit në sferën e reformave me prioritet, nuk paguhen paratë. Ajo e jep shembullin për Bosnjën e Hercegovinën kur shqyrtohej ndihma për Këshillin Suprem të Gjykatësve dhe Prokurorëve. Pas revizionit janë sjellë përcaktime specifike për shkak të progresit të pamjaftueshëm, këto përcaktime hap pas hapi përfaqësonin kushte për marrje të ndihmës.

“Nëse nuk përmbushen kërkesat fondet mund të kthehen ose fonde të ardhshme nga programi të rikahëzohen”, sqaron Ana Pisonero.

Ajo insiston se Komisioni “nuk ka pasur mëdyshje kur ka pasur regres të qartë sa i përket sundimit të drejtësisë në ndonjë vend ta ulë shumën vjetore për ndonjë vend të caktuar siç bëmë me Turqinë nën IPA 2”, instrumenti parainkuadrues nga korniza parapraake inkuadruese të BE-së.

Për Turqinë konkretisht alokimi i fondeve është ulur prej vitin 2017 për shkak të regresit të qartë në sferën e parimeve demokratike dhe sundimit të drejtësisë. Vendimi është sjellë në përputhje në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e BE-së (vendet anëtare).

Për periudhën 2014-2020, për të cilën ka të bëjë raporti i revizorëve evropianë, Pisonero tha se rregullativa ka pasur klauzola për modulimin e ndihmës në rast të progresit të kufizuar dhe se ato klauzola janë shfrytëzuar nga ana e Komisionit Evropian siç tregojnë shembujt e mësipërm.