Sekuestrohen 400 kg kokainë në arkat me banane në Mal të Zi.
Bëhet me dije se kokaina vinte nga Ekuadori. Sipas mediave të huaja, ishin punonjësit e kompanisë së bananeve ata të cilët njoftuan edhe policinë, e cila mbërriti menjëherë ne vendin e ngjarjes ku edhe konstatuan drogën mes arkave.
Ndërkohë bëhet me dije se kanë nisur hetimet për kompaninë që është në pronësi të biznesmenit Dragan Bokan.