Jo po blindohen, jo po rikonstruktohen, jo po vendosen adezivë…


Më në fund ish-numri dy i PD-së, Jozefina Topalli ka publikuar një foto në rrjete sociale, ku shihen dyer e brendshme të hekurit në selinë e PD-së, duke e kthyer gjithçka në hermetike.

“Pa fjalë”, shkruan Topalli në mesazhin e saj në Facebook, ndërsa ky akt ndërmerret nga Basha që ka bllokuar derën kryesore të selisë blu dhe se hyrjet bëhen nga pjesa anësore e godinës.

PD zyrtarisht shprehet se në godinë po kryehen punime rikonstruksioni dhe se ky është shkaku i vendosjes së adezivëve.

Por mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha akuzojnë se Basha e ka kthyer PD-në një tip burgu ku nuk lejohen të hyjnë persona pa lejen e tij.