“Stop” shkoi në Kamëz në shtëpinë e zotit Bilbil Ndoci, i cili prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë.


Në Prill të vitit 2020 Bilbil Ndoci është mbifaturuar nga OSHEE.

Edison Ndoci, nipi i tij tregon, se xhaxhai nuk jeton aty dhe që kur është lidhur kontrata e energjisë elektrike është paguar vetëm tarifa e shërbimit 340 lekë.

Xhaxhai jeton prej vitesh në Itali. Nuk ka jetuar si rezident këtu. Ka një kontratë që paguan tarifën e shërbimit”, tha ai.

 

Në muajin Prill 2020 vjen një faturë prej 560 mijë lekësh të vjetra. Pas ankesës bëhet një akt ekspertimi dhe sërish shënohet gabim faturimi i energjisë.

“Kanë ardhur aktekspertiza. Përsëri kanë shënuar gabim kilovatët. Kanë shënuar të njëjtën shifër”.

Bëjnë sërish ankesë, por asnjë zgjidhje duke bërë që detyrimi të shkojë në 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra.

“E kanë pranuar që është bërë gabim. Në prill të vitit 2021 ka ardhur sërish e njëjta faturë dhe na kanë thënë që pa u zgjidhur ankesa e parë nuk mund të zgjidhet mbifaturimi i dytë”.

“Stop” iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të OSHEE-së dhe pas verifikimeve na u tha se zotëria është mbifaturuar gabim.

Denoncuesi: A ju del me foto, që janë 500 e ca ?

Punonjësja: Po, më del në Janar.

Denoncuesi: Në Janar të 2021-shit?

Punonjësja: Po në Janar të 2021-shit. Pastaj edhe në mars…558 Kë. Kur është një ankesë në shqyrtim për mbifaturim, nuk bëjmë dot për mbifaturim prapë.

Punonjësi tjetër: Nuk e kuptoj, pse e kanë vonuar kaq shumë dhe ca kanë shkruajtur tjetër.

Përgjigja që u dha është, se të gjitha do të zbriten dhe Bilbil Ndoci nuk do të ketë më asnjë shumë për të paguar.