Skuadra e Real Sosiedadit ka bërë përgatitur një befasi të këndshme, duke u eliminuar Atletiko Madridin nga Kupa e Mbretit. Vendasit triumfuan me rezultat2–0, për të siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Spanjës.


Adnan Januzaj i dha epërsinë Sosiedadit duke shënuar me kokë pas një harkimi të Zaldua-s (33′). Kur mendohej që Atletiko Madridi do bëjë përmbysjen, Real Sosiedadi u sigurua herët që të mos ndodh një gjë e tillë, duke shënuar me anë të Sorlotit (47′).

Në këtë mënyrë, Real Sosiedadi kualifikohet në çerekfinale, derisa kundërshtarin e radhës do ta mësojë pas hedhjes së shortit.