Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukës i është vendosur tritol në banesë një ditë më parë.


Sipas tij, dëmet nuk kanë qenë të shumta, por është dëmtuar dera e shtëpisë. Në një prononcim për emisionin “Opinion”, ai ka thënë se ishte një person me kapuç ai që i vendosi lëndën eksplozive. Sakaq, Duka publikoi dhe mesazhin kërcënues për jetën të ardhur në telefonin e tij pak ditë më parë, ku i kërkohej të jepte dorëheqjen nga kreu i FSHF ose do e vriste me armë.

“Në fakt kam qenë në stadium. Të gjithë në familje janë mirë shyqyr zotit. Gjatë kohës që po udhëtoja që ishte një shpërthim dhe pasta më thanë që ishte tek porta. Shpërthimi ka qenë brenda portës së shtëpisë është vendosur poshtë portës dhe ka prishur ato hekurat nuk është se ka pasur ndonjë dëm të madh. E kanë parë një person me kapuç kamerat e shtëpisë dhe policia.”