Rerperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka reaguar pas arrestimit nga policia dhe lirimit nga gjykata, pas pjesëmarrjes së tij në protestën e 8 Janarit, thirrur nga Berisha.


Përmes një videoje që ka ndarë në rrjete sociale, reperi i ka falenderuar të gjithë për mesazhet e panumërta dhe mbështetjen që i kanë dhënë, ndërsa arrestimin e ka konsideruar si shaka.

“Shihemi shumë shpejt, iu falenderoj të gjithëve për mesazhet e panumërta, për përkrahjen më të madhe që më keni dhënë. Nuk ishte asnjë gjë, ishte një shaka si gjithmonë. Iu përqafoj të gjithëve shumë. Nuk jemi mërzitur aspak, jemi kënaqur”, shprehet Stresi.

Gjatë ditës së sotme në Gjykatë, Stresi kishte deklaruar se arrestimi i tij ishte i paligjshëm, ndërkohë që gjyqtari nuk e kishte lënë mangët një batutë duke u shprehur ‘kështu ke thënë gjithmonë ti’.

Të gjithë personat e arrestuar pas protestës së Berishës, u lanë sot të lirë me vendim të Gjykatës së Tiranës.

Vetë Stresi kishte mohuar akuzat për përfshirje në akte dhune ndaj godinës së PD-së.